Petkov: Mbetemi në qëndrimet e njëjta

Qëndrimi bullgar kundrejt Maqedonisë së Veriut sa i takon kontestit historik mbetet i njëjtë është shprehur kryeministri i Bullgarisë Kirill Petkov para deputetëve në parlamentin bullgar.

Marketing

Ai konfirmoi ardhjen e tij më 18 janar në Shkup pas pyetjes së ish ministres së jashtme, Ekaterina Zaharieva, tanimë deputete.

Zaharieva hapi dilemat se sa bisedimet do të zhvillohen në kuadër të konsensusit nacional për një afat gjashtë mujor që e ka paralajmëruar vetë Petkov. Kryeministri i Bullgarisë Kirill Petkov me përgjigje se bisedimet vetëm se do të rindërtohen me 5 komisione me veprim në fusha të ndryshme që do të kenë për qëllimin avancimin e marrëdhënive midis dy shteteve.

“Në koalicionin tonë, apsolutisht kemi qëndrim të qartë e të përbashkët, të dakorduar para syve të mbarë popullit bullgar. Kemi kordinim të plotë me këshillin e ministrave për këtë temë dhe ajo se shkojmë më 18 janar në bisedime dëshmon se fqinjësia e mirë është parimi bazë në marrëdhëniet tona me Maqedoninë e Veriut.” – u shpreh Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov.

Petkov shprehu habinë se si është e mundur që vitin e shkuar të mos ketë asnjë fluturim të avionëve në destinacion Sofje – Shkup, dhe asnjë linjë hekurudhore.

Sipas Petkovit është për t’u habitur se mungon kalendar i përbashkët kulturor dhe shkëmbim tregëtar midis dy vendeve.

Marketing