Kryeministri bullgar Kiril Petkov sonte tha se në asnjë mënyrë nuk e vënë në dyshim identitetin dhe gjuhën në Maqedoninë e Veriut.
Ai thotë se janë krenarë sepse Bullgaria është vendi i parë që ka njohur Maqedoninë.
“Kur je shtet i pavarur, ne në asnjë mënyrë nuk e vëmë në dyshim identitetin, gjuhën në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kjo është e drejta juaj e identitetit. Askush nuk e konteston këtë”, tha Petkov në një intervistë për “TV Sitel”.
Ai tha se ne duhet të ndërtojmë lidhje më të ngushta. Petkov nesër do të vizitojë Maqedoninë.