Petkov propozon takim në janar me kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri i ri bullgar, Kirill Petkov, në një intervistë për “BTV” në lidhje me kontestin me Maqedoninë e Veriut ka thënë se ajo që duhet bërë fillimisht është që të ndryshojë retorika.

Marketing

Ai tha se duhet të fillohet të flitet për të gjitha përfitimet e fqinjësisë së mirë, sa më shumë biznese mund të bëjnë kompanitë, si dhe ndërtimi sa më parë i linjës hekurudhore Sofje-Shkup.

Petkov ka deklaruar se planifikon të vizitojë Maqedoninë në momentin kur do të emërohet kryeministri i ri.

“Dëshirojë të merremi vesh për formimin e pesë grupeve- ekonomisë, infrastrukturës, kulturës, integrimeve dhe historisë. Dëshirojë që një herë në muaj të takohen, dhe të kenë rezultate nga puna”, theksoi Petkov.

Sa i përket vijave që kuqe, ai tha se sigurisht që ato janë.

“Më e rëndësishmja është që maqedonasit me rrënjë bullgare të mbrohen nga diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes. Ky duhet të jetë një synim themelor për çdo qytetar evropian. Nuk mund t’i fshehim faktet. Është më e lehtë, kur shohim se sa mund të marrim nga të dyja palët, të mendojmë për mundësitë për gjëra që janë të pranueshme për të dyja palët. Nuk do të heqim dorë nga pozitat serioze, së bashku mund të fitojmë shumë”, ka shtuar Petkov.