Shqiptari vdiq nga kanceri në burg, Nëna e pikëlluar: S’e çuan në spital, u varrofshin për këmbë

Një shqiptar nga Peshkopia, i cili vuante dënimin në burg në Idrizov të Maqedonisë së Veriut ka ndërruar jetë nga një sëmundje e rëndë në qeli.

Marketing

47-vjeçari Azbi Kaba, ishte dënuar me 7 vite pasi akuzohej për trafikim të lëndëve narkotike, ndërsa prej 5 muajsh ishte diagnostikuar me kancer.

Ndërkohë, familjarët e shqiptarit hedhin akuza të forta në drejtim të autoriteteve të burgut, pasi sipas tyre nuk i kanë siguruar mjekim babait të tre fëmijëve. Dëshmitë tronditëse të familjarëve të viktimës, i cili ndërroi jetë brenda qelisë së tij, pa parë asnjë familjar për herë të fundit.

“Sëmundje nuk ka pasur. Sëmundjen t’ja gjejnë ata. As një aspirinë se kishte pirë. Punonte. Shihte punën e vetë. Ia çuan direkt atë dënimin, s’e nuk e nxorrën në gjyq si të tjerët. Më thanë se 3 herë është bërë operim, por s’e di. E kam parë në burg, ishte tretur. Me shqiptarë të tjerë nuk jam takuar, isha takuar vetëm më djalin. Na gënjente avokatja ne, por djalit s’i kanë kapur kurrë gjë, as drogë. Vetëm disa numra telefoni, por ata ishin numra pune, mjet pune. Për 7 vite shpresat na u shkëputën. Nuk e nxorrën nga burgu. U varrofshin për këmbe. Njeriu lufton sa të ketë jetë. U sëmur, ta çonin në spital ose ta sillnin te ne.”, tha nëna e pikëlluar. /Balkanweb