Petkovic për Behramin: Vendimi nuk është as përfundimtar e as politik

Shumë turbullirë, pak qartësi në rastin e Behramit. A është dëbuar ai nga trajneri Vladimir Petkovic – apo jo? Shkruan Gazeta zvicerane, Blick.

Marketing

Valon Behrami e konfirmoi largimin e tij nga Kombëtarja zvicerane duke e shpërndarë një postim në rrjetin social të Twitterit të hënën. Me një fotografi bardh e zi të tij me fanellën e Zvicrës ai shkroi: “Karriera ime internacionale mori fund”.

Kjo ishte shokuese për tifozët e Zvicrës.
Behrami në një intervistë për Radiotelevizionin e Zvicrës ka thënë se e ka pranuar një telefonatë nga trajneri Petkovic, e cila kishte zgjatur vetëm 30 sekonda. Petkovic i kishte thënë atij se shqiptari nuk bën më pjesë në planet e tij, shkruan Express.

Valon Behrami kishte thënë se largimi i tij nga Kombëtarja ishe vendim politik, mirëpo trajneri aktual i ‘Helvetikëve’ e ka mohuar këtë.

“Ky është vendim im, dhe është i bazuar në kriteret sportive. Nuk ka të bëjë aspak me politikë”.
“Unë kam menduar për këtë, i kam kontaktuar disa lojtarë, por ende nuk e kam marrë vendimin final”, ka thënë Petkovic.