Dërgimi i mesazhit – “nuk do të ndëshkojmë”, gjerësisht e hapi derën për ata që nuk e respektojnë ligjin. Ndjeheshin të mbrojtur nga policia e cila duhet ta ruajë rendin në shtet, tha sonte zëvendësministrja plotësuese e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska.
Petrovska në emisionin e sontëm në “Vin – vin” potencoi se ajo dhe ministri Naqe Çulev kanë qëndrime diametralisht të kundërta kur bëhet fjalë për sjelljen e MPB-së në kushte të koronavirusit. Sipas saj, deri në këtë gjendje – në rivendosje të karantinës, na solli rolin e vonuar parandalues të policisë dhe moszbatimin e masave represive.
“Nuk është korrekt, potencoi zëvendësministrja plotësuese, ndëshkimi i disa qytetarëve dhe mosndëshkimi i të tjerëve, të cilët gjithashtu kanë kryer vepër.
“Për fat të keq, pas një kohe të gjatë sërish kthehet ora policore edhe pse Qeveria paralajmëroi zbutjen e masave. Në periudhën e fundit ndjehet rënia e disiplinës edhe te policia edhe te qytetarët. Ndoshta kjo u provokua nga disa deklarata politike. Ministri është ai që drejton MPB-në dhe ai e dërgon mesazhin për atë si Ministria duhet të pozicionohet. Nëse unë dilja me deklaratë të kundërt, do të duhej të kemi dualitet. Do të ishte e papërgjegjshme nëse nxitja ndarje në polici, ndërsa tani nuk është koha, as vendi që policia të shërbejë për shpagim”, theksoi Petrovska.
Policia nuk është këtu, plotësoi, që t’u pëlqejë qytetarëve, por që ta mbrojë ligjin.
Lidhur me policët të cilët pardje në pronë private janë argëtuar, tha se rasti tashmë po procesohet. Ajo që ka ndodhur nuk ka qenë në pajtim me masat dhe rekomandimet, ndërsa është prishur edhe reputacioni i MPB-së.
Rreth kufizimit të të drejtave të garantuara me kushtetutë të besimtarëve, Petrovska tha se në këtë moment nuk ka asgjë më prioritare nga mbrojtja e shëndetit publik.