Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Slavjanka Petrovska sot do të qëndrojë për një vizitë pune njëditore në Kosovë.
Ajo do të takohet me ministrin e Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, me të cilin do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi.
Petrovska do të takohet me zv. komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneral brigadës italiane Luca Piperni, pas së cilës do të takohet me komandantin e Rajonit Perëndimor, Pejë, me komandantin e kësaj komande, kolonelin Marco Javarone si dhe me kontingjentin prej 74 pjesëtarësh të Armatës së Maqedonisë që janë pjesë e këtij misioni.
Maqedonia e Veriut ka ofruar mbështetje logjistike për misionin e NATO-s në Kosovë që nga viti 2007 dhe që nga viti 2020, si anëtare e Aleancës, me ushtrinë tonë kontribuon në KFOR. Misioni aktualisht numëron më shumë se 3.700 trupa nga 28 vende.