Petrovska:Mbaroi koha e shtabeve partiake në MPB

Zëvendësministrja plotësuese në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Sllavjanka Petrovska, ka porositur se nuk do të tolerojë struktura paralele në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe se duhet të kuptojnë të gjithë se ka përfunduar koha kur MPB është shndërruar në shtab partiak i partive politike. Ajo rikujtoi se qeveria teknike e zgjedhur më tre janar i ka dy detyra kryesore: zbatimin e planeve dhe aktiviteteve në kuadër të reformave për integrimet euroatlantike dhe krijimin e kushteve për organizimin e zgjedhje fer dhe demokratike, dhe jo për vendosjen e strukturave paralele në këtë institucion.

Marketing

“Koha e krijimit të shtabeve partiake në këtë ministri ka përfunduar, po ashtu ka përfunduar koha kur janë rrahur, maltretimuar qytetarë e gazetarë. Në interes të qytetarëve, jam e gatshme për bashkëpunim, por po ashtu jam e gatshme që t’i kundërvihem të gjithë atyre të cilët dëshirojnë të vendosin struktura paralele në këtë ministri. Zgjedhjet e ardhshme janë jashtëzakonisht të rëndësishme për të gjithë qytetarët e vendit tonë, të cilëve duhet t’ju sigurohet pjesëmarrje e qetë në zgjedhje. Raporti me ministrin Çulev është korrekt, sa i përket padis, ajo mbetet, dhe sapo të jetë gati, do të dorëzohet. Rreth strukturave paralele në ministri nuk ka indikacione të tilla se janë krijuar të njëjtat, por ishte vetëm si paralajmërim.”,- deklaroi zëvendësministrja e MPB-së, Sllavjanka Petrovska.