Petrovski: Më mirë të mbahen zgjedhje të parakohëshme, se sa referendum

Në referendumin “për” do të votojnë 600 deri 700 mijë qytetarë, vlerëson Filip Petrovski nga Fraksioni Demokratik i VMRO-DPMNE-së, në intervistë për “Kanal 5”, njofton Telegrafi Maqedoni. “Kjo është kompleks, dhe duhet të bojkotohet për shkak se nuk ka census nuk bëhet fjalë për besim por bëhet fjalë për një konglomerat të cilën e ka bërë Zoran Zaev, me principet e antimaqedonizmit dhe prandaj ka të tërë infrastrukturën e tij partiake dhe ka edhe të gjitha votat e shqiptarëve dhe disa minoritetve tjera” tha Petrovski duke u përgjigjur në pyetjen se përse ka bërë zgjedhjen për bojkot të referendumit.

Marketing

Ai gjithashtu tha se unë nuk i besoj Zaev se nëse do të jap dorëheqje nëse referendumi del i pasuksesshëm, për shkak se Zaev i humbi zgjedhjet parlamentare dhe nuk dha dorëheqje. Sipas tij në Maqedoni më e logjikshme është të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare se sa referendum.

Për marrëveshjen me Greqinë ai tha se “Maqedonia nuk duhet ta ndryshoj emrin kushtetues, Greqia mund të na quaj si të dojë”.

Në pyetjen e gazetarit se a mundet Maqedonia pa BE dhe NATO të zhvillohemi ekonomik, Pertrovski tha se “absolutuisht është e mundur. Maqedonia së pari ushtarakisht duhet të jetë neutrale. Maqedonia nuk ka armë të forta që mund të jetë e rrezikshme për vendet e rajonit”.