Pezullohen nga detyra 4 policë në Rinas

Katër punonjës policie janë pezulluar nga detyra për shkak se kanë tentuar të kalojnë në mënyrë të paligjshme një shtetase në Rinas.

Marketing

U pezulluan nga detyra

– L.S., me detyrë në DPPSH;

– M.B., me detyrë në DPPSH;

– A.M., në Komisariatin e Policisë Rinas;

– A.D., në Komisariatin e Policisë Rinas.

“Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, duke dashur të mundësojnë kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror në Aeroportin e Rinasit, të një shtetaseje shqiptare me pasaportë të falsifikuar” informoi sot ministria e Brendshme.

Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë, Tiranë

Pezullimi ndodh pas një hetimi pro-aktiv të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, në kuadër të një procedimi penal për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Vendimi i pezullimit u mor nga Gjykta e Tiranes.

Marketing