Pfizer/BioNTech dhe Moderna rrisin çmimet e vaksinave për BE-në

Kompanitë Pfizer/BioNTech dhe Moderna rritën çmimet e vaksinës kundërCOVID-19 në marrëveshjen e fundit me Bashkimin Evropian (BE).

Marketing

Sipas Financial Times, çmimi është rritur nga 15.50 euro në 19.50 euro për një dozë Pfizer/BioNTech.

Çmimi për dozën e vaksinës Modernës, i cili ishte rreth 22.60 dollarë më parë, është bërë rreth 25.50 dollarë në kontratën e re.

Duke njoftuar më 27 korrik se ka arritur objektivin e vaksinimit të 70 për qind të popullsisë së rritur, BE planifikon të sigurojë më shumë se 1 miliard doza vaksina deri në fund të shtatorit.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) deri më tani ka lejuar përdorimin e vaksinave të prodhuara nga kompanitë Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson në vendet e BE-së. EMA vazhdon vlerësimin paraprak të vaksinave Sinovac, Curevac, Novavax, Sputnik V dhe Sanofi Pasteur./tch

Marketing