Pfizer nis shpërndarjen e vaksinave për Shqipërinë

Në mbrëmje në Shqipëri vjen sasia e parë e dozave të vaksinës anticovid nga Pfizer.

Marketing

“Kompania Pfizer ka nisur shpërndarjen e dozave të para të vaksinës për Shqipërinë. Burime për Tv Klan bëjnë me dije se sasia e parë e vaksinave do të aplikohet për personat të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës anticovid”.

Vaksinat janë dozat e dyta për 700 mjekë e infermierë të spitaleve Covid dhe epidemiolog të cilët prej 11 Janarit kanë marrë dozat e para.

“10 mijë dozat e vaksinës anticovid nga kompani Pfizer e cila pritej të vinte në javën e tretë të Janarit, do të vijë e fragmentizuar brenda 13 Shkurtit në sasi të ndryshme. Kryeministri Edi Rama nuk bën me dije se sa është sasia e parë që mbërrin nga Pfizer”.

Rama flet për përpjekjen që po bëhet me kompanitë apo shtetet e tjera për të siguruar dozat e nevojshme që kërkon për vaksinimin e të gjithë popullatës. Sipas marrëveshjes me kompaninë Pfizer, brenda Shkurtit do të vijnë 10 530 doza të vaksinë anticovid.

Ndërsa në muajt në vijim do të vijnë edhe 30 mijë e 420 doza. Sasia më e madhe nga Pfizer prej 458 mijë e 640 dozave pritet të vijë në vjeshtë dhe dimër. Procesi i vaksinimit do të jetë i njëjtë me atë që nisi në Janar.