Phillips: Ndryshimi i kufijve, mundësia më e keqe

Eksperti amerikan i Politikës së Jashtme, David Phillips, thotë se ideja e ndarjes apo e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është alternativa më e keqe për zgjidhjen e problemeve mes dy vendeve.

Marketing

Phillips që është drejtor i programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Universitetin Columbia të Nju Jorkut, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka deklaruar se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara duhet të ndërmjetësojnë një zgjidhje që i përgjigjet shqetësimeve të Serbisë por nuk prek sovranitetin e Kosovës.

“Ndarja ose ndryshimi i kufijve, është mundësia më e keqe. Do të krijonte paqëndrueshmëri, do të ishte e rrezikshme, mund të shkaktojë dhunë në Kosovë dhe në Serbi dhe duhet të mos harrojmë se vitet 1990, ishin një periudhë e përgjakshme në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Phillips.

“Parimi i shteteve demokratike dhe pluraliste është diçka për të cilën shumë njerëz sakrifikuan dhe dhanë jetën. Ne nuk duhet ta braktisim atë parim veçanërisht kur opsione të tjera, që janë më të mira sesa ndarja, ose shkëmbimi i territoreve”.