Pije falas sa herë që Neymar rrëzohet në tokë kundër Serbisë

Ofertë interesante nga një pub në Brazil.

Marketing

Nga Botërori me VAR tek Botërori në BAR.

Sir Walter Pub në Rio De Janeiro ka bërë një propozim interesant duke zgjuar qindra tifozë ta frekuentojnë atë.

Para ndeshjes mes Brazilit dhe Serbisë, lokali do të ofrojë një pije gratis për secilin person që gjendet aty nëse Neymar rrëzohet në tokë gjatë ndeshjes.

Sulmuesi i Brazilit është rrëzuar shumë shpesh në tokë gjatë këtij Kampionati botëror 2018.

Por, për ta bërë sfidën edhe më interesante, Sir Walter Pub ka bërë një ofertë shtesë për klientët e tij.