Liderët e shteteve të NATO-s dje kanë miratuar komunikatën e përbashkët të Samitit të Aleancës në Bruksel. Shikojini pikat kryesore në dokumentin.
KONIFIRMOHET KLUAZOLA PËR MBROJTJE TË TOKËS
Çdo sulm mbi një aleat do të konsiderohet si sulm ndaj të gjithë neve, siç parashikon Neni 5 i Marrëveshjes së Uashingtonit.
Do të vazhdojmë të mbahemi bashkë dhe të veprojmë bashkë në bazë të solidaritetit, qëllimeve të përbashkëta dhe këmbimit të drejtë të përgjegjësisë.
SHPENZIMET PËR MBROJTJEN
E konfirmojmë përkushtimin tonë të palëkundur në të gjitha aspektet e premtimit për investime në mbrojtje, e dakorduar në takimin në Uells në vitin 2014 dhe të miratohen plane të sigurta nacionale për realizimin e tyre, duke përfshirë edhe udhëzimet për shpenzimet deri në 2024, mundësi të planifikuara dhe kontribute.
RUSIA
Vazhdojmë të reagojmë në situatën e përkeqësuar të sigurisë përmes përmirësimit të gjendjes tonë në mbrojtje, përmes pranisë së madhe në pjesën lindore të Aleancës.
Përveç kësaj, edhe pse vazhdon ngrirja e bashkëpunimit civil dhe ushtarak mes NATO-s dhe Rusisë, mbetemi të hapur për dialog politik. NATO nuk kërkon konfrontim dhe nuk paraqet kërcënim për Rusinë.
UKRAINA
Në mënyrë kategorike e dënojmë aneksin jo ligjor dhe jo legjitim të Krimesë nga ana e Rusisë, të cilën nuk e njohim dhe nuk e pranojmë.
TERRORIZËM
Do të vazhdojmë të përmirësojmë aftësitë dhe teknologjitë tona, përfshirë edhe mbrojtjen e kërcënimeve të improvizuara nga materiale eksplozive, kimike, biologjike, radiologjike dhe nukleare dhe keqpërdorimin e teknologjive moderne nga ana e terroristëve.
FILLIM I NISMËS PËR GATISHMËRI LUFTARAKE
Do të sigurojmë forca të kualifikuara dhe të aftësuara me shkallë të lartë gatishmërie që do të jenë të qasshme për NATO-n.
Në përbërjen e përbashkët rezerve, aleatët do të disponojnë me 30 njësite të mëdha detare shtesë, 30 batalione të rënda apo të mesme manovruese dhe 30 eskadrila kinetike të cilët do të jenë të gatshëm për aksion për 30 apo më pak ditë.
UNIVERSI
Duke pranuar se Universi është sferë dinamike dhe me zhvillim të shpejtë, e cila është me rëndësi të madhe për mbrojtje të koordinuar të Aleancës, dakordohemi ta zhvillojmë Politikën universale të NATO-s.
STRUKTURË E PËRMIRËSUAR KOMANDUESE
Do të formojmë Qendër operative për hapësirën kibernetike me seli në Belgjikë në mënyrë që të sigurojmë koordinim të operacioneve operative të NATO-s, Qendër të vetme të komandës së përbashkët në Niorfolk në SHBA, me qëllim që t’i mbrojmë linjat transatlantike komunikuese dhe Komandë të vetme për mbështetje në Gjermani, që do të garantojë liri të funksionimit dhe qëndrueshmërisë në rajonet e largëta… nëpër Evropë dhe më gjerë.
MISIONI NË IRAK
Fillojmë mision në Irak për stërvitje joushtarake dhe ndërtim të potencialit të mbrojtjes së Qeverisë irakiane dhe për mbështetje të mëtutjeshme të përpjekjeve për stabilizim të vendit.
Siç lajmëroi TASS në Dokumentin përfundimtar i forumit në 23 faqe ceket edhe se në rast të sulmit hibrid Këshilli Veriatlantik mund të sjellë vendim për aktivizim të Nenit 5 të Marrëveshjes së Uashingtonit, njëjtë si në rast të sulmit të armatosur.
Në deklaratë i bëhet thirrje Rusisë t’i tërheqë forcat e veta nga territoret sovrane të Moldavisë (Pridnjestrovje), Ukrainës (Krime dhe territoret separatiste) dhe Gjeorgji (Abkhazi dhe Oseti Jugore).
Përveç kësaj vendet anëtare obligohen ta lirojnë Aleancën nga varshmëria e armëve të prodhimit sovjetik dhe rus.