Qeveria e Shtetit Kano, në Nigeri të enjten, më 15 prill tha se 10 persona kishin vdekur dhe 400 të tjerë u shtruan në spital pasi pinë një lëng frutash helmues.
Qeveria e shtetit kishte thënë muajin e kaluar se lëngu helmues i frutave mori tre jetë dhe çoi në shtrimin në spital të 183 të tjerëve.
Në një video mesazh, Aminu Ibrahim Tsanyawa, komisioneri i shëndetit në Kano, tha se më shumë se 400 njerëz ishin sëmurë pasi kishin konsumuar lëng portokalli të skaduar.
Simptomat e pacientëve përfshijnë të vjella, diarre dhe gjak në urinë. Disa kanë raportuar gjithashtu se kanë marramendje.
Tsanyawa u bëri thirrje banorëve të jenë vigjilentë kur konsumojnë lëngje frutash dhe të kontrollojnë datën e skadencës.
Autoritetet po hetojnë gjithashtu nëse uji i ndotur në përgatitjen e pijeve mund të jetë një shkak për ngjarjen e rëndë.