Pique mund të dënohet 4 deri në 12 ndeshje

Federata Spanjolle ka hapur hetime mbi komentet që Gerard Pique ka bërë në lidhje me gjyqtarët e La Ligas që favorizojnë Real Madrid.Komiteti i Konkurrencës konsideron se mbrojtësi i Barcelonës, sulmoi profesionalizmin dhe paanësinë e zyrtarëve spanjollë.

Kështu, ata kanë vendosur që të hapin një hetim kundër Gerard Pique rreth komentëve që ai ka bërë së fundmi mbi vendimet e gjqytarëve të La Ligas.

Marketing

“Një ish-gjyqtar tha që 85% e gjyqtarëve janë tifozë të Real Madridit. Si nuk do të fishkëllejnë në favor kundër Madridit? Edhe nëse është pa vetëdije, si mund të mos favorizojnë më shumë për njërën palë sesa tjetrën?” tha mbrojtësi i Barcelonës javën e kaluar.

34-vjeçari mund të marrë një ndalim prej 4 deri në 12 ndeshje dhe të gjobitet midis 600-3,000 € për komentet e tij./

Marketing