Juventus ka filluar të bëjë ndryshime në skuadër për sezonin e ri.
Trajneri i ri i Juventusit, Andrea Pirlo ka filluar të mendojë për përforcime për sezonin e ri në Serie A.
‘Sport Mediaset’ raporton se Pirlo kërkon ndryshime në repartin sulmues të ekipit.
Ai po ashtu thuhet se ka identifikuar sulmuesin e Romës, Edin Dzeko si objektiv për sulmin e Bianconerëve.
Gonzalo Higuain është nxjerrë në shitje nga Juventus andaj Pirlo është i gatshëm t’ia besojë Dzekos rolin e qendërsulmuesit si partner i Cristiano Ronaldos dhe Paulo Dybalas.