Andrea Pirlo e ka nisur mbarë aventurën si trajner me Juventusin, duke fituar ndeshjen e parë të Serie A në sezonin e ri.
Skuadra e tij mposhti 3:0 Sampdorian, duke nisur në mënyre prefekte mbrojtjen e titullit kampion të Serie A.
Dejan Kulusevski (13′) realizoi golin e parë me fanellën e Juves, falë një goditje fantastike.
Dy golat e tjetër vendasit i shënuan në gjysmën e dytë. Leonardo Bonucci (79′) dhe Cristiano Ronaldo (89′) u futën në listën e realizatorëve këtë takim.
Bardhezinjtë xhiron e ardhshme zhvillojnë derbin kundër Romës në ‘Olimpico’.