Pirovska: Gjuha e urrejtjes merr jetë njerëzish në Maqedoni

Në javën evropiane për vikatimat e krimeve nga urrejtja Komiteti i Helsinkit në Maqedoni prezentoi të dhëna shqetësuese për dhunën e motituar nga urrejtja.

Marketing

Drejtusja e Komitetit UraniA Provska në intervistë për Almakos fol për përmasat politikës së mosndëshkimit të krimit nga institucionet e Maqedonisë, e cila është pasojë e mosndëshkimit të gjuhës së urrejtjes, e cila nëse nuk ndëshkohet gjithnjë prodhon dhunë fizike.

Pirovska thotë nuk ka vullnet nga policia, prokuroria dhe gjykatat të ndëshkojnë kriminin nga urrejtja sepse nuk duan të pranojnë se shoqëria maqedone është jotolerante ndaj dallimeve në shoqëri.

Ajo thotë se përhapjes së gjuhës së urrejtjes dhe krimit të motivuar nga urrejtja i kanë kontribuar edhe partitë politike, të cilët i keqpërdorin të rinjët për agjendat e tyre politike.

Sipas saj, për jetët e humbura nga gjuha e urrejtjes fajtor janë edhe arsimi i politizuar dhe familja, të cilët kanë dështuar në edukimin e drejtë të fëmijëve.

Për më shumë detaje për përmasat shqetësuese të gjuhës së urrejtjes dhe paaftësisë së institucioneve për të ndëshkuar këtë lloj krimi, ndiqni intervistën me Urania Pirovskën.

Marketing