Pirro Çako e ka mbajtur hermetike jetën private prej vitesh dhe kështu ka ndodhur edhe së fundmi kur ai është bërë baba për herë të dytë dhe lajmi u bë i ditur vetëm sot.
“Revista Bordo” shkruan se pak javë më parë partnerja e kantautorit ka sjellë në jetë një djalë.
Vogëlushin e kanë pagëzuar me emrin Amadeus.
Amadeus do të jetë vëllai i vogël i Anthony djalit që Pirro Çako ka nga martesa me sopranon Inva Mula.