Pista kryesore e hetimit/ Vrasja e Everest Çakës: Ja nga erdhi urdhri

Zbardhen detaje të reja për vrasjen e Everest Çakës tre ditë më parë në Elbasan.

Burime për abci bëjnë me dije se Çaka dyshohet të jetë ekzekutuar pasi kishte marrë drejtimin e pazareve të drogës në Europë pas vrasjes mafioze të Arjan Spahiut në nëntor 2020 në Belgjikë.

Kjo është edhe pista kryesore në të cilën është fokusuar grupi hetimor i ngritur pas vrasjes.

Marketing

Sipas burimeve pranë grupit hetimor urdhrin për ekzekutimin e 41-vjeçarit është dhënë nga jashtë Shqipërisë.

Ndërkohë grupi hetimor në bashkëpunim me prokurorinë e Elbasanit kanë dhe një pistë të dytë, atë të hakmarrjes për shkak të hasmërive që viktima kishte, pasi 11 vite më parë iu ekzekutua i vëllai në Barcelonë. Për këtë vrasje kanë qenë të dyshuar Florenc Alikaj dhe Zenel Mahmuti.

Pas kësaj vrasje, katër viktima do të regjistroheshin në Elbasan, të cilët ishin të afërm të dy personave që dyshohet të kishin marrë pjesë në ekzekutimin e vëllait të Everest Çakës në Barcelonë vite me parë, respektivisht Florenc Alikaj (i vrarë pas të vëllait të tij në Elbasan, Gëzim Alikaj) i njohur me pseudonimin “Lenc Kokëmadhi” si dhe Zenel Mahmutaj, një person shumë i rrezikshëm sipas të dhënave policore, i dyshuar për më shume se dhjetë vrasje brenda dhe jashtë vendit.

Viktima Everest Çaka ka qenë i dyshuar edhe për një ngjarje tjeter të rende, e ndodhur në mars të vitit 2011, ku në lagjen “Syrja Dylgjeri” janë qëlluar me nga një plumb në kokë teksa flinin në një dhomë, dy vëllezërit Xhelal dhe Pëllumb Mahmuti, si dhe babai i tyre, Emin Mahmuti, ndërsa e plagosur mbeti dhe një grua, e cila luajti rolin sikur ishte e vdekur për t’i shpëtuar plumbave.

Marketing