“Piter Pani” shënon Apriliadën

Kopshti për fëmijë “Piter Pani” që funksionon në kuadër të kopshti “Fodani” në Çairit ka shënuar Apriliadën, ndërsa ka organizuar ahengje dhe shëtitje të fëmijëve në sheshin Skenderbeu dhe në Çarshi të Shkupit, shkruan gazeta KOHA.
Të maskuar me maska nga heronj dhe figura të ndryshme të filmave vizator, fëmijët e kopshtit “Piter Pani” kanë kënduar e vallëzuar në pjesën e vjetër të Shkupit.

Marketing

Në ndërkohë, edhe Qendra Kulturore për Fëmijë “Karposh” dhe Qyteti i Shkupit sot në sheshin Maqedonia organizuan aheng për fëmijë, apriliadë “Shkupi qesh” për të gjitha shkollat, kopshtet, fëmijët, tinejxherët dhe qytetarët e kryeqytetit.
Në manifestim do të ketë aheng me maska, këngë, lojëra, balet modern të organizuara nga QKF “Karposh”, “Zllatno Sllaveçje”, grupe të vallëzimit nga shkollat fillore, ndërsa do të marrin pjesë edhe fëmijë me sindormin daun nga Trismoia21.

Dita e 1 prillit është shënuar pothuajse në të gjitha Komunën e Shkupit me mbajtjen e revysë së maskave për nxënësit prej shtatë shkollave fillore komunale.