Pjanic do të kthehet te Barcelona

Mesfushori, Miralem Pjanic i huazuar te Besiktas nga Barcelona, do rikthehet në fund të sezonit në ‘Camp Nou’.

Marketing

Pjanic u transferua drejt ekipit turk në formë huazimi në shtator të vitit 2021 huazim ky që do zgjas vetëm deri në qershor 2022.

Kjo pasi drejtori sportiv i Besiktas ka konfirmuar se me 30 qershor do të përfundojë kontrata me lojtarin dhe ai do të kthehet te Barcelona.

“Lojtarët që kanë ardhur në huazim nuk do të qëndrojnë. Ne nuk do të vazhdojmë as me Batshuayi dhe as me Pjanic”, tha Ceyhun Kazanc, për ‘Goal’, përcjell lajmi.net.

Besiktas nuk kishin opsion blerjeje, por ata nuk ishin të interesuar të negociojnë për diçka të tillë.

Boshnjaku ka 18 paraqitje gjithsej në Super Ligën turke dhe ka regjistruar dy asistime.