Miralem Pjanic ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën.
Kështu thuhet në botimin e La Gazzetta dello Sport ditën e premte, që bën të ditur se mesfushori boshnjak tashmë i ka thënë ‘PO’ liderëve të La Ligas.
30 vjeçari, tani pret që të njëjtën gjë të bëjë edhe Juventus, duke gjetur një gjuhë të përbashkët me Barcelonën.
Siç ka raportuar MD, Juventus dëshiron që në këtë marrëveshje të futet mesfushori Arthur Melo, por ky i fundit po refuzon të largohet nga Barcelona.
Alternativat tjera për të përfunduar këtë marrëveshje janë edhe Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal.
Ky i fundit, në të kaluarën ka qenë pjesë e Juventusit.