Pjepri përmban vitaminën A dhe C, të cilat gjenden në formën e karotenoideve, pigmenti natyral që ia jep ngjyrën pjeprit, transmeton “Zëri.info”.
Pjepri futet në kategorinë e frutave më të shëndetshme. Ai njihet për vetitë e tij kundër stresit. Përveç se lufton të nxehtin, parandalon edhe plakjen, duke ndikuar pozitivisht te lëkura dhe kockat, gjithashtu ndihmon në ruajtjen e ngjyrës së lëkurës.
Ajo mban vitaminën B6, që na ul acarimin në momente të caktuara. Gjithashtu shmang edhe problemet e gjumit. Pjepri përmban vitaminën A dhe C, të cilat gjenden në formën e karotenoideve, pigmenti natyral që i jep ngjyrën pjeprit.
Kjo veti e frutës vonon plakjen. Vitamina C, që ndodhet te pjepri, ndihmon në formimin e kolagjenit, e cila është e domosdoshme për shërimin e plagëve.
Konsumimi i pjeprit mund të parandalojë edhe sëmundjen e osteoporozës, duke qenë se kjo frutë përmban në sasi të mëdha fosfor dhe kalcium.
Pjepri favorizon qarkullimin e gjakut me anë të potasiumit që e ka në përbërje. Ai ndihmon në tonifikimin e fytyrës dhe e bën të butë. Për këtë arsye përdoret shumë në produktet kozmetike.
Pjepri përmban betakaroten, i cili stimulon prodhimin e melaninës, që është përgjegjëse kryesore për ruajtjen e ngjyrës së çokollatës që merr trupi gjatë verës.
Fruta e pjeprit ka pak kalori, 100 gramë pjepër ka 33 gramë kalori. Gjithashtu ka një sasi të madhe fibrash, që japin ndjesinë e ngopjes te konsumatori.