Pjesa e dytë e maturës shtetërore, dhënie e provimit ekstern

Maturantët sot do të testohen për pjesën e dytë të maturës shtetërore me testin e provimit ekstern që e përzgjedhin. Nga gjithsej 15.899 kandidatë, 14.320 kanë paraqitur gjuhën angleze.

Marketing

Matematikë do të testohen 1.231, gjuhë gjermane 118, tridhjetë kandidatë ka për testimin në gjuhën françeze, 10 për gjuhën ruse, 15 do të testohen për lëndës e filozofisë dhe 100 kandidat për estetikën.
Provimi i parë – Gjuhë amtare dhe literaturë (maqedonisht, shqip apo turqisht), që është e patjetërsueshme, u testuan më 4 qershor.

Rezultatet prej dy provimeve eksterne duhet të publikohen më së voni për 30 ditë. Ata që nuk do ta kalojnë maturën shtetërore apo jo në përgjithësi, do të kenë mundësi të dytë në sesionin e gushtit kur dy provime eksterne do të testohen më 10 dhe 12 gusht.
Sipas të dhënave nga Qendra shtetërore për provime, prej numrit të përgjithshëm 15.899 maturantë të lajmëruar për maturë shtetërore, 7.135 janë nga gjimnazi, 8.504 nga shkolla profesionale dhe 160 nga shkollat e artit./MIA

Marketing