Maqedonia prodhoi 705 mijë hektolitra birrë vitin e kaluar, citon Enti Shtetëror i Statistikave. Prej kësaj sasie shumica e birrës eksportohen në Kosovë, ndërsa, çuditërisht, pjesa më e madhe e birrës së importuar vjen nga Rumania.
Vitin e kaluar, nga Maqedonia u eksportuan tetë milionë e 61 mijë kg birrë dhe u importuan shtatë milionë dhe 307 mijë kg birrë.
Shumica e birrës vitin e kaluar u eksportuan në Kosovë, respektivisht tre milionë e 292 mijë kilogram birrë në shishe dhe një milion e 223 mijë kilogram birrë në paketim deri në 10 litra. Vijon Shqipëria me 989,000 kg birrë në shishe dhe 175,000 kg birrë në paketim deri në 10 litra dhe Australia me 108,000 kg shishe në birrë.
Shumica e birrës vitin e kaluar u importuan nga Rumania, ku në vend hynë një milion e 807 mijë kg birrë, pastaj 551 mijë nga Polonia dhe 385 mijë kg birrë nga Bullgaria.
Sipas të dhënave të Eurostatit, në vitin 2017, në Bashkimin Evropian u prodhuan mbi 41 miliardë litra birrë që është 2.5 miliardë litra më shumë se në vitin 2016. Sipas kësaj rezulton se çdo qytetar i BE-së pi pothuajse 81 litra në vit.
Dy të tretat e prodhimit të birrës në BE vijnë nga gjashtë shtete anëtare. Gjermania është prodhuesi më i madh i birrës në 2017 me 8.1 miliardë litra ose 20 për qind të prodhimit të përgjithshëm të BE. Me fjalë të tjera, çdo e pesta birrë në BE prodhohet në Gjermani. Gjermania ndiqet nga Britaninë e Madhe me 5.6 miliardë litra prodhim (14 për qind), Polonia katër miliardë litra (10 për qind), Holanda 3.9 miliardë litra (nëntë për qind), Spanja 3.6 miliardë litra (nëntë për qind) dhe Belgjika me 2.4 miliardë litra (gjashtë për qind).
Në rajon, prodhuesi më i madh i birrës vitin e kaluar ishte Serbia me 541 milionë litra birrë, e ndjekur nga Bullgaria me 485 milionë litra birrë, Greqia me 384 milionë litra, Kroacia me 333 milionë litra, Bosnjë e Hercegovina me 93.6 milion litra dhe Mali i Zi me 37,7 milion litra birrë.
Në Bashkimin Evropian eksportuesi më i madh i birrës për vitin 2017 është Holanda me 1,9 miliardë litra birrë. Pasojnë Belgjika dhe Gjermania, të dyja me 1.6 miliardë litra birrë, Franca me 0.7 miliardë litra dhe Britania me 0.6 miliardë litra birrë.
Shtetet e Bashkuara janë importuesi më i madh i birrës evropiane, ku 1.1 miliardë litra birrë nga BE u eksportuan në vitin 2017, ose 31 për qind e eksporteve të përgjithshme të birrës në BE. Pasohet nga Kina me 520 milionë litra (15 për qind), Kanadaja me 210 milionë litra (gjashtë për qind), Koreja me 175 milionë litra (pesë për qind), Rusia me 138 milionë litra (katër për qind), Zvicra me 111 milionë litra , Australia me 100 milionë litra (tre për qind) dhe Tajvani me 95 milionë litra (tre për qind).
Sipas të dhënave të prodhuesve më të mëdhenj të birrës ndërkombëtare për shitjet në botë në vitin 2017, shumica e birrës për frymë konsumohen nga çekët, me 137 litra për person në vit, pasuar nga Polonia dhe Gjermania me 98 dhe 96 litra.
Në Maqedoni në vitin 2017 janë pirë 28.8 litra birrë për një banor. Në rajonin ndër konsumatorët më të mëdhenj të birrës janë kroatët me 81 litra për banor, sllovenët me 76.5 litra dhe bullgarët me 75.5 litra birrë për banor në vit.