Dy orë më parë, hajna të armatosur e kanë plaçkitur sportelin e Hallk Bankës që gjendet në afërsi të lagjes së Vizbegut.
Sipas informatave të para, bëhet fjalë për një grup prej pesë persona, të cilët grabitjen e bankës e kanë kryer nën kërcënimin e armëve.
Policia e Shkupi e ka konfirmuar rasti dhe ka njoftuar se nga vendi i ngjarjes janë vjedhur një shumë e pacaktuar e të hollave. Gjatë ditës nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë paralajmëruar se do të japin detaje më të hollësishme të ngjarjes