Të shtëna me armë janë dëgjuar këtë pasdite në qytetin e Vlorës. Raportohet se të shtënat janë dëgjuar në lagjen “Bashkimi” të këtij qyteti dhe ngjarja ka ndodhur në një lokal.
Dy persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat si pasojë e një konflikti të çastit dhe janë transportuar për në spital.
Të plagosurit të cilët janë të afërm me njëri-tjetrin janë 36-vjeçari Nikollaq Çepaj dhe 27-vjeçari Roland Çepaj.
Nikollaq Çepaj është martuar me motrën e Ronaldit, por pas martesës me të e ka ndryshuar mbiemrin e tij nga Taullaraj në Çepaj.
Dyshohet se shënjestra e atentatit ka qenë Nikollaq Çepaj (Taullaraj), i cili ishte liruar nga burgu vetëm 3 ditë më parë dhe personi tjetër i përfshirë në atentat është plagosur gabimisht.
Në qershor të vitit 2018 Nikollaq Çepaj (Taullaraj) u arrestua për plagosjen me armë të Eraldo Lazajt në një lokal në Vlorë.
Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.
Ndërkohë policia ka ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.
Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.
Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.