Plagosen me armë zjarri dy 26-vjeçarë shqiptarë në Itali

Dy të rinj shqiptarë, të dy 26 vjeç, janë plagosur me armë zjarri në Itali, njoftojnë mediat vendase.

Marketing

Ngjarja ka ndodhur mes të shtunës 2 dhe të dielës 3 mars në via Casilina, pranë Borgata Finocchio, në periferi të Romës.

Dy shqiptarët, që rezultojnë të dënuar më parë për drogë, janë qëlluar teksa ndodheshin në makinën me të cilin po lëviznin, e cila ishte e marrë me qira.

Policia ka nisur hetim mbi ngjarjen dhe sipas mediave italiane, dy të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.