Plagoset me armë zjarri 18-vjeçarja në Fier, përfundon në spital

Një 18 vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë pasditen e sotme në Fier.

Marketing

Sipas policisë, A. G., është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.