Plagoset një 24-vjeçar shqiptar në Itali

Rome, Italy - June 10, 2017: back turned Italian policeman during a street parade. The Polizia di Stato is one of the national police forces of Italy, the main police force for providing police duties

Një 24-vjeçar shqiptar është plagosur me armë zjarri në Itali.

Marketing

Rasti ka ndodhur në Genova të shtunën pas mesnate rreth orës 1:30.

Shqiptari raportohet se kishte debatuar me një italian, 59-vjeçar.

Italiani kishte shkuar në shtëpi dhe e kishte marrë armën të cilën nuk dihej se e kishte me leje.

59-vjeçar kishte shtënë tri herë në drejtim të 24-vjeçarit shqiptar, shkruajnë mediat italiane përcjell Klankosova.tv

I dyshuari u largua nga vendi i ngjarjes, por pas pak kohës u arrestua nga policia.

I riu shqiptar u dërgua në spital dhe raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Siç raportohet deri tek incidenti kishte ardhur pasi i dyshuari dhe viktima kishin pasur një debat të fortë për motive të dobëta/ Klankosova.tv