Plagosja e 5 besimtarëve myslimanë, reagon kreu i KMSH:Të zbardhet ngjarja

Kreu i Komunitetit të Myslimanëve Shqiptarë, Bujar Spahiu ka reaguar menjëherë pa ngjarjes së rëndë të ndodhur në xhaminë “Dine Hoxha”.

Marketing

Spahiu apelon të gjitha autoritetet të zbardhin ngjarjen, teksa uron shërim sa më të shpejtë për të gjithë të plagosurit në këto ditë Ramazani.

Kujtojmë që ditën e sotme në xhaminë ‘Dine Hoxha’ një 34-vjeçar ka plagosur me thikë 5 besimtarë myslimanë teksa ishin duke u falur.

Ngjarja ndodhi tek rruga e Kavajës rreth orës 14:00.

REAGIMI I SPAHIUT
U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha.

Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një përson i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami.
Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.
I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë.
Personi është në duart e forcave të rendit.
Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani.