Plagosja e kryeministrit sllovak, Von der Leyen: Veprime të tilla minojnë demokracinë

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen ka dënuar ashpër sulmin me armë ndaj kryeministrit të Sllovakisë Robert Fico.

Marketing

Përmes një postimi në rrjetet sociale Von der Leyen shkruan se aktet të tilla nuk kanë vend në shoqërinë europiane, duke shtuar se të tilla veprime minojnë demokracinë.

Ursula von der Leyen on X: “I strongly condemn the vile attack on Prime Minister Robert Fico. Such acts of violence have no place in our society and undermine democracy, our most precious common good. My thoughts are with PM Fico and his family.” / X (twitter.com)

Kush është Robert Fico

Robert Fico është drejtues i partisë komuniste “Drejtimi – Social Demokracia Sllovake” . Ai u dallua për retorikën e tij pro-ruse dhe antiperëndimore.

Karriera e tij politike filloi në vitet 1990 dhe që atëherë ai ka patur  poste të ndryshme të rëndësishme, duke përfshirë atë të Kryeministrit të Sllovakisë në tre mandate të ndryshme: 2006-2010, 2012-2018 dhe përsëri nga viti 2023 e deri më sot.

Fico është i njohur për qëndrimet e tij populiste. Megjithatë, mandati i tij nuk ka qenë pa polemika, duke përfshirë akuzat për korrupsion dhe përfshirje në kriza politike, siç është kriza e shkaktuar nga vrasja e gazetarit Ján Kuciak, e cila çoi në dorëheqjen e qeverisë së tij në 2018.

Me retorikën e tij të së djathtës ekstreme, Fico arriti të rifitonte besimin e elektoratit, duke u rikthyer në postin e kryeministrit

Marketing