Pas përplasjes me armë në plazhin e vjetër në Vlorë, Policia ka bërë të mundur identifikimin e agresorëve dhe po punon intesivisht për kapjen e tyre.
Në përplasjen me armë mbetën tre persona të plagosur, mes tyre babë dhe bir.
NJOFTIMI I POLICISË:
Të nderuar kolegë. Po e përmbledh informacionin paraprak qe ju shkrova shpej e shpejt pak më parë:
Në Vlorë, ne lagjen 1 Maj, në një lokal në pronësi të shtetasit A.B, ka ndodhur një konflikt për motive banale. Si pasoje e konfliktit është plagosur i zoti i lokalit shtetasi A.B, që ndodhet në gjendje të rëndë dhe dy shtetas të tjerë që janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes, shtetasit SH.L dhe E.XH.
Në ndjekje të autoreve është vënë Policia e Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit.