Plani i Zaevit, nuk e ka ndërmend të dorëhiqet, Qeveria vazhdon?!

LSDM-ja po i pret rezultatet e Samitit të liderëve të BE-së, nëse Maqedonia do të merr datë për fillimin e negociatave për të vendosur si do të vazhdojë më tej. Socialdemokratët nuk kanë biseduar akoma rreth mundësisë për të shkuar në zgjedhje të parakohshme nëse vendi nuk merr datë për negociata.

Marketing

Pra, nuk dihet ende nëse kryeministri Zoran Zaev do të dorëhiqet apo nëse do të bie Qeveria si dhe nëse Kuvendi do të shpallë zgjedhje të parakohshme. Një burim i lartë i LSDM-së i ka thënë portalit Plusinfo se të gjitha këto skenare do të vihen në tavolinë para organeve më të larta partiake nëse Zaevi kthehet nga Brukseli pa datë për fillimin e negociatave. Kryeministri maqedonas një ditë më parë paralajmëroi se do të mbajë përgjegjësi nëse në samitin e liderëve të BE-së, Maqedonia nuk merr pëlqim për të filluar bisedimet dhe se qeveria rrezikon ta humb shumicën.

Por, ai refuzoi të precizojë, cili do të ishte hapi i parë i tij nëse nuk fillojnë negociatat.Sipas burimit në të cilin thirret portali Plusinfo, deklaratat e kryeministrit janë dhënë si formë e presionit ndaj liderëve evropian për të dhënë dritë jeshile për Maqedoninë, ndërsa Zaevi nuk do të dorëhiqet. Shkrimin e plotë të portalit Plusinfo mund ta lexoni në këtë LINK.