Plani për rritje, liderët e Ballkanit Perëndimor sot mblidhen në Shkup

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski do të jetë mikpritës i takimit të liderëve të Ballkanit Perëndimor, kushtuar Planit të rritjes për Ballkanin Perëndimor, të miratuar nga Komisioni Evropian.

Marketing

Në takim janë të ftuar, kryeministri Edi Rama, kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, si dhe Gert Jan Kopmann, drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian, së bashku me James O’Brien, Ndihmës Sekretari Shtetërorë për Evropë dhe Euroazi të SHBA-ve.

Konferencë për media pritet të kenë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajic, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, drejtori i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian Gert Jan Kopman, si dhe James O’Brien, ndihmës sekretari amerikan i shtetit për çështjet evropiane dhe euroaziatike.

Gjithashtu, janë ftuar përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA-s dhe Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor, USAID-it, si dhe disa institucioneve financiare ndërkombëtare.

Marketing