Tashmë bomba që u përfol para pak ditësh ku thuhej se Zaev i ofendon rëndë shqiptarët, u publikua sot në youtube informon TetovaSot.
Në këtë mega skandal shfaqet ana e errët e ish kryeministrit Zoran Zaev që kërkon madje vota tek elektorati shqiptar.
Në këtë bombë të sotme dëgjohet një bisedë ofenduese midis kreut social demokrat me një person tjetër.
Personi i panjohur i thotë Zaevit se shqiptarët po, jua shkruajnë faturën ndërsa Zaev i përgjigjet se shqiptarët nuk vlejnë as për pesë para.
Kur ai e pyet se nuk vlejnë , Zaev ia kthen se shqiptarët nuk vlejnë në tregun e votave dhe se nuk mundet me neve përcjellë tetovaSot.
Më pas lideri i LSDM-së dëgjohet të thotë se me zgjedhje edhe ata ( shqiptarët) do të valorizohen.
” Për atë se a do të shkruajnë fatura, , për të shkruar fatura duhet të kesh mall a po jo?Nuk mundësh bash ashtu të lëshosh( faturë) ,ata (shqiptarët) nuk kanë mall pas vetes.” është shprehur Zaev
Por kur bashkëbiseduesi i panjohur i thotë Zaevit se ata kanë luftëtarë , Zaev thotë se luftëtarët gjenden gjithandej në botë.
Me 1000 njerëz na e morrën shtetin , do të na e merrnin thotë bashkëbiseduesi ndërsa Zaev i përgjigjet se ata shqiptarët luftojnë për para.