Plas gypi i ujësjellësit në Tetovë, pa ujë banorët e Brodecit, restrikcione në qytet

Shpërthimit i gypit kryesor të ujsjellsit të Tetovës i ka lënë pa ujë banorët e fshatit Brodec pasi i njejti ua ka shkatërur edhe gypin kryesor të ujsjellsit të tyre. Pamjet që na kanë dërguar banoret shihet se si uji ka përmbysur gjithçka duke marr me vete edhe gypin e ujsjellsit të Brodecit. Fjala është për vendin siç e quajn Banorët Cërni Vor ku aty kalon edhe ujsellsi i Tetovës. Siç u shpreh një banor i Brodecit se edhe përkundër se bashkë fshatart janë organizuar nuk kanë mundur të zgjedhin problemin nga sasia e madhe e ujit qe rrjeth. Ata kërkojn nga organet kompetente që të marrin masa pasi mbi 150 shtëpi dhe mbi 1200 banorë të Brodecit kanë mbetur pa pikën e ujit.

Marketing

“Ne si fshat jemi të bllokuar pa ujë të pijshem mbi 24 orë. Jemi detyruar që ne bashkw me disa bashkëfshatar tw dalim dhe tw shohëm ku është problemi, problemi është gjetur por ne nuk mund te bëjëm as gjë pasi është dëm i madhe pasi gypi kryesor i qytetit e ka dëmtuar edhe gypin e fshatit. Kërkojm nga organet kompetente që janë për këtë punë që të marrin masa ta regullojn pasi jemi të bllokuar si fshat jemi pa ujë të pijshëm.”, tha një banor i fshatit Brodec.

Edhe përkundër se disa herë tentuam që të marrim përgjiigje nga NPK Tetovë ata nuk ju përgjigjën telefonatave tona. NKP Tetovë nuk menaxhon me ujsellsin e fshati Bordec, por është e qart se ujsellsini i Tetovës e ka dëmtuar gypat e ujësjellsit të fshatit Brodeci. Banorët presin intervenim sa më të shpejtë pasi sic than ata vet nuk mund ta zgjedhin problemin dhe kushtet klimatile vështërsojn akoma më shumë problemin.(Tvm2)