Plas sherri në Vlorë: I riu nxjerr armën, por i bie nga dora

Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Ngjarja është regjistruar në një lokal në zonën e Lungomares, shoqëruar me përplasje fizike, një person ka nxjerrë pistoletën për të qëlluar në drejtim të kundërshtarit.

Marketing

Por, në këtë moment ka ndodhur e papritura ku fatmirësisht, pistoleta i ka rënë në tokë pa mundur ta shkrepë, çka mund të kishte pasoja fatale.

Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët. Ende nuk ka detaje zyrtare.