‘Plas sherri’ për azilin në Gjermani, Ministri i Brendshëm kërcënon kancelaren Merkel

Bundestagu ndërpret seancën plenare, grupi parlamentar krsitiandemokrat/kristiansocial ka nevojë të konsultohet.CDU dhe CSU konsultohen veçmas. Ministri i Brendshëm e kërcënon kancelaren me veprime të mëvetsishme.

Marketing

1

Frontet janë tensionuar ekstremisht: Në grindjen brenda unionit konservator të kristiandemokratëve dhe kristiansocialëve (CDU/CSU)lidhur me politikën ndaj refugjatëve ka simptoma përshkallëzimi. Ministri i Brendshëm kristioansocial Horst Seehofer (CSU) e ka kërcënuar madje kryetaren e CDU-së, kancelaren Angela Merkel, se në rast nevoje do të ndërmarrë hapa të mëvetsishme duke vepruar mbi bazën e vendimeve minsiteriale e për këtë ai ka marrë të hënën (11.06) mandatin nga kryesia e partisë së tij kristiansociale. Këtë Seehofer e ka deklarauar në një mbledhje të grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Berlin, sikurse njofton agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Për shkak të takimit të posaçëm të deputetëve të CDU-së dhe CSU-së të enjten (14.06) u ndërpre seanca plenare.

Por ku qendron problemi?

Pas dështimit të bisedimeve të krizës lidhur me politikën ndaj refugjatëve CSU-ja e ka ashpërsuar tonin: Kryeministri i Bavarisë Markus Söder insiston, që Gjermania t’i kthejë menjëherë qysh në kufi refugjatët e regjistruar në vendet e tjera të BE-së. “Tani duhet marrë vendimi menjëherë”, tha politikani kristiansocial në Berlin. Nuk ka kuptim, të presim një zgjidhje europiane. Në këtë mënyrë ai e hodhi poshtë propozimin për kompromis të kancelares Merkel. Propozimi i saj parashikon nga njëra anë që një azilkërkues të dëbohet, pasi ai pas refuzimit tenton të hyjë për së dyti në Gjermani. Paralelisht me këtë kreu i CDU-së do që të lihet kohë deri në samitin e BE-së në fund të qershorit, për të negociuar marrëveshjet me vendet e tjera të BE-së.

CSU kërkon një veprim të mëvetsishëm të Gjermanisë

Söder në të kundërt kërkon shprehimisht një veprim të mëvetsishëm të Gjermanisë. “Nëse do të ketë ndonjëherë një zgjidhje europiane, atëherë mund të mendojmë, që t’i shfuqizojmë sërish rregullat gjermane”, tha ai. “Ne nuk kemi besim dhe as nuk kemi bindjen, që për dy javë do të arrihet diçka, që nuk mundi të arrihet për disa vite.”

Përplasjet mes CDU-së dhe CSU-së kanë nisur në fillim të javës për shkak të shtyrjes së prezantimit të “Masterplanit për Migracionin” nga ministri Brendshëm Seehofer. Merkel nuk është dakord me Seehoferin lidhur me mundësinë e dëbimit të azilkërkuesve të regjistruar në BE. CSU-ja mbështet në unanimitet planin e Seehoferit për kthimin e refugjatëve. Në radhët e deputetëve të CDU-së, kryesisht atyre gjermano-lindorë po konturohet gjithashtu miratimi në favor të Seehoferit.

Por parimisht presidiumi i CDU-së mbështet kryetaren e partisë, duke deklaruar Mbështetjen ndaj kancelares: “në nismën e saj, që në kuadrin e Këshillit Europian të arrijë një marrëveshje me vendet më të prekura prej migracionit, për të mundësuar kthimin e personave, që kanë aplikuar për azil në këto vende.” Me këtë duhet të parandalohen zgjidhjet e parakorduara dhe të mëvetsishme në kurriz të vendeve të treta. Kryesia e CDU-së deklaroi edhe, se: “personat, të cilëve u është refuzuar kërkesa për azil në Gjermani, duhet të kthehen menjëherë në rast se tentojnë të hyjnë për herë të dytë në vend.”

Tani grupet parlamentare po konsultohen në mbledhje të veçanta. Në union situata vlerësohet si mjaft e vështirë.

Deri tek “krisja e madhe”

Eshtë e hapur, se sa mund të zgjasë derisa i gjithë grupi parlamentar i unionit CDU/CSU do të mblidhet në një seancë të përbashkët lidhur me temën e azilit dhe nëse do të arrihet një kompromis. Gazeta “Augsburger Allgemeine” citon një anëtar të kryesisë së CDU-së, pa e përmendur me emër: “Ne po shkojmë drejt një konfrontimi maksimal.” Ose gjatë ditëve të ardhëshme arrihet tek një zgjidhje me mbështetejen e CDU-së për ta nxitur Merkelin të lëvizë drejt kursit të Seehoferit, ose në Berlin do të kemi “krisjen e madhe”. DW

Marketing