Plas skandali: Zbulohet mashtrimi i PSG, Man.City dhe Infantino!

Raundi më i fundit i “Football Leaks” i publikuar të premten, akuzon njëherësh kampionët në fuqi të Premier League Manchester City dhe ata të Ligue 1 Paris Saint-Germain për mashtrim për evitimin e sanksioneve “Fair Play” financiar. Nuk përfundon me kaq informacioni i klasifikuar që ka rrjedhur nga bota e futbollit. Kësaj here përfshirë në raportet e fundit të bëra publike janë edhe emrat e presidentit aktual të FIFA Gianni Infantino, ish-presidenti i UEFA Michel Platini, madje edhe ish-presidenti i Francës, Nicolas Sarkozy. Që të gjithë të përmendur nga Mediapart, konkretisht nga gazetari sportiv Jonathan Johnson dhe media tjetër, “Get French Football News”.

Marketing

Media gjermane “Der Spiegel” zgjeroi edhe më shumë raportimet, duke publikuar një artikull kërkues ndaj Infantinos. 48-vjeçari u emërua president i FIFA-s në vitin 2016, me detyrën kryesore për të pastruar organizatën, por referuar shumë dokumenteve të brendshme, ai ka bërë ekzaktësisht të kundërtën. Raporti vijon më tej, duke detajuar pretendimin për marrëveshje sekrete të realizuara mes Infantinos dhe dy klubeve Manchester City dhe PSG që në vitin 2014, kur ai ishte akoma sekretar i përgjithshëm i UEFA-s. Marrëveshje ato që i lejonin klubeve të shmangnin sanskionet për shkeljen e “Fair Play” financiar dhe të vijonin të ishin aktive në kompeticionet europiane, të pandëshkuara.

Të tjera detaje mbi ato marrëveshje u zbuluan nga një raport i veçantë i “Der Spiegel”. Raportohet se Infantino shkoi përtej kompetencave të tij, duke siguruar që PSG dhe Manchester City të evitonin ndëshkimet, duke propozuar compromise, madje edhe duke u vënë atyre në dispozicion material konfidenciale. Raporti vijon, duke zbuluar se si Infantino tentoi të shkojë kundër Trupës së Kontrollit Financiar të Klubeve, eventualisht duke patur sukses në përpjekjen e tij, falë edhe ndihmës së Platini. Shumë nga taktikat raportohet se përfshinin sponsorizim të konsiderueshëm. Nga ana tjetër, “Get French Football News” raporton se edhe ish-presidenti i Francës, Sarkozy luajti rolin e tij në blerjen e PSG-së, pasi pretendohet se ai i tha Platinis që të akordojë në favor të Katarit, kompeticionin e Kupës së Botës 2022./telesport