Mbrëmë u shënua finalja e madhe e spektaklit më të ndjekur në vend “Big Brother VIP Kosova 2”. Me t’u pozicionuar 4 finalistët në vendet e tyre sipas votave të publikut, duke e renditur Lumbardhin si fitues të çmimit të madh prej 144 mijë eurove, finales iu pasua edhe një “After Party”, siç e do zakoni i këtij formati.
Por, siç bëjnë të ditur sinjalizuesit, jo gjithçka shkoi mirë në ndejën e organizuar për pjesëmarrësit e këtij edicioni të dytë, të cilët me vete duket se kishin edhe personat e zemrës.
Bëhet fjalë për Bleron, i cili dyshohet se u konfrontua fizikisht me sigurimin e KlanKosovës.
Sipas burimeve, përleshja dyshohet se ndodhi pasi pjesëtarët e sigurimit kanë kërcënuar të dashurën e Bleros, me ç’rast ky i fundit ka ndërhyrë.
Pas ndërhyrjes së Bleros, dyshohet se sigurimi ka sulmuar edhe fizikisht këtë të fundit