Platforma X bën ndryshime, Elon Musk tregon se çfarë duhet të dinë përdoruesit

Ndryshime do të ndodhin për llogaritë me mijëra ndjekës në platformën e rrjeteve sociale X, siç njoftoi të enjten, pronari i platformës, Elon Musk.

Siç shkroi ai në postimin e tij, ato llogari me më shumë se 2500 ndjekës të konfirmuar do të mund të kenë akses falas në paketën Premium që kushton 8 dollarë në muaj.

Kjo paketë i lejon përdoruesit të modifikojë dhe të shkruajë postime më të gjata, si dhe të kufizojë numrin e reklamave që shohin në burimin e tyre, duke shtuar gjithashtu një shenjë blu pranë emrit të tyre.

Musk njoftoi gjithashtu ndryshime për ata me 5000 ose më shumë ndjekës të certifikuar që do të marrin paketën Premium+ falas, me vlerë 16 dollarë në muaj, e cila i jep akses Grok, programi i inteligjencës artificiale që ka aftësinë, sipas krijuesve të tij, “për t’u përgjigjur në pothuajse gjithçka”.

Marketing

Kjo lëvizje, siç theksohet nga Sky News, vjen pas mohimit të informacionit se numri i atyre të lidhur me X është ulur që kur Musk bleu platformën.

Sipas të dhënave të cituara nga kompania Sensor Tower, numri i përdoruesve ditorë të X ra me 174 milionë në shkurt, një rënie prej 15% krahasuar me muajin korrespondues në 2023.

Marketing