Play-offi i Nations League, super ndeshje na presin sonte

Shumë ndeshje të play-offit të UEFA Nations League zhvillohen sonte, por në fokus janë çerekfinalet e para në rrugë për të fituar titullin.

Kroacia e pret në shtëpi Francën, ndeshje që pritet të jetë tejet interesante, duke filluar nga ora 20:45, shkruan Indeksonline

Danimarka e pret Portugalinë e Ronaldos, Italia e pret Gjermaninë, kurse Holanda e pret kampionin e Europës, Spanjën. Të gjitha këto ndeshje nisin nga ora 20:45.

Përveç çerekfinaleve, zhvillohen edhe ndeshjet e tjera të play-offit që kanë rëndësinë e vet, për të rënë nga liga, apo për t’u ngritur një ligë më lartë.

Vlen të përmendet se edhe Kosova luan sonte ndaj Islandës, për të siguruar kualifikimin në Ligën B të Nations League.

Marketing