Plazh në Spanjë, temperaturat arrijnë 38 gradë Celcius

Temperaturat këtë fundjavë i kanë kaluar 30 gradë Celsius, duke thyer çdo rekord për muajn prill.

Marketing

Disa zona në rajonin e Galicisë në Spanjën veriore dhe Ishujt Kanarie u përballën me temperatura rekord për muajin prill të premten, teksa vala e të nxehtit afrikan bëri që temperaturat të ishin si të jetë një ditë vere.

Në këto zona, temperatura ishte mbi 15 gradë më shumë sesa temperaturat normale të Prillit, tha në një postim në X agjencia meteorologjike e vendit.

Më 11 Prill, në aeroportin e Vigo u regjistruan temperatura mbi 30 gradë Celcius, për herë të parë në muajin Prill, ndërsa në aeroportin e Tenerifeve, temperaturat thyen rekordin e mëparshëm me 2.1 gradë Celcius, duke regjistruar temperaturën prej 38.2 gradë Celcius.

Këto rekorde sipas ekspertëve po ndodhin për shkak se masat e ngrohta të ajrit janë më të forta dhe më të shpeshta, nga sa kanë qenë në dekadat e kaluara.

Tremujori i parë i vitit 2024 ka qenë më i nxehti i regjistruar në Spanjë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1961.