Plazhet e Durrësit plot edhe në Shtator

Hotelet dhe plazhet e Durrësit janë plot me pushues. Temperaturat e larta kanë bërë që shumë turistë të huaj, por edhe shtetas qytetarë të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut të pushojnë në Shtator. Të huajt thonë se ndjehen mirë këtu, moti është i ngrohtë dhe plazhet e bukura.

Marketing

“Vend i bukur. Vijmë për herë të parë në Shqipëri. Plazhi është shumë i bukur, i pastër, po na pëlqen shumë këtu. Jemi akomoduar në një hotel 4 kilometra nga deti. Veç Durrësit do vizitojmë dhe disa qytete të tjera”.

“Do vemi dhe në Tiranë me siguri. Por ende nuk e kemi vendosur se çfarë qytete të tjera do të vizitojmë. Edhe pse Shtator këtu është kohë shumë e mirë, madje vapë”.

“Ne jemi nga Polonia. Është shumë bukur, perfekte në këtë kohë”.

Qetësia, por edhe çmimet më të lira, e bën këtë periudhë të vitit mjaft të pëlqyer për edhe për shumë pushues të cilët tjerë.

Sipas të dhënave nga hoteleri-turizmi, ky sezon ka qenë mjaft i suksesshëm, ndërsa hotelet janë plot deri në fund të Shtatorit edhe pse prenotimet vijojnë edhe në Tetor.

Sipas tur operatorëve, tregu cek, bullgar dhe ai sllovak kanë prenotime deri në fund të këtij muaj, ndërsa turistët polak vijojnë me rezervime deri në mes të muajit Tetor./Tv Klan