PLD propozon: Festat dhe e diela ditë jo pune edhe për privatët

Partia Liberal Demokratike kërkon që edhe punëtorët e sektorit privat të kenë të njëjtin status dhe benefite si institucionet shtetërore.

Marketing

Nga PLD thonë se po përgatisin ndryshimet ligjore me të cilat do të kërkojnë që e diela dhe ditët e festive të jenë ditë jo pune edhe për të punësuarit në sektorin privat.

“Propozimi ynë do të ndikojë për kushte më të mira për punë edhe në sektorin privat, sepse në këtë drejtim administrata publike është më atraktive. Në këtë mënyrë do të rritet produktiviteti i të punësuarve, do të zvogëlohen obligimet dhe harxhimet e punëdhënësve, por edhe do të pamundësohet konkurrenca jolojale”,- deklaroi deputetja e PLD-së, Juliana Nikollovska.

PLD vlerëson se meqë pjesa më e madhe e të punësuarve në sektorin e tregtisë janë femra, që kanë obligime shtesë edhe në familje, ditët e lira të dielave apo për festa kanë rëndësi të veçantë. Nga PLD presin që propozimin e tyre ta mbështesin edhe partitë e tjera si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita.

Marketing