Plenkoviq: BE tu jep mundësi Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Argumenti im është: “për t’u dhënë atyre një mundësi dhe të fillojnë, sepse me shkallën e sotme të pasigurisë, askush nuk mund të parashikojë kohëzgjatjen e procesit” tha kryeministri kroat Andrej Plenkoviq në një intervistë për “Eurinews” në greqisht, duke komentuar perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë.

Marketing

“Ambicia jonë është të bisedojmë me ata që nuk janë ende të bindur dhe t’u them atyre se është më mirë për stabilitetin e rajonit, më mirë për të ardhmen evropiane të fqinjëve tonë, të fillojnë bisedimet e pranimit. Argumenti im është t’u japim mundësi dhe të fillojnë, sepse me shkallën e sotme të pasigurisë, askush nuk mund të parashikojë kohëzgjatjen e procesit”, thotë Plenkoviq, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kryeministri kroat, duke folur për samitin e fundit të BE-së ku nuk u caktua asnjë datë për negociatat e pranimit për Maqedoninë dhe Shqipërinë, tha se të dyja vendet kishin bërë shumë për sa i përket kritereve të nevojshme dhe “për këtë arsye Komisioni Evropian, si në rastin e Kroacisë me zonën shengen tha që tani ishte koha e duhur për të hapur negociatat e pranimit”.

Paralelisht, ai u përpoq të shpjegojë arsyet e mosdhënies së datës.

“Unë mendoj se ka shumë arsye. Midis tyre është analiza nga disa shtete anëtare në raportin e vlerësimit, gjegjësisht pyetja nëse ato ishin të përgatitur sa duhet, a ishin të saktë apo jo. Dhe tjetri ishte një diskutim më i përgjithshëm për procesin e zgjerimit dhe një diskutim se si Bashkimi Evropian funksionon më mirë, siç është sot, BE-28”, tha kryeministri kroat.